Një 80 vjeçar kanadez është dënuar pasi ka vozitur makinën pothuajse të mbuluar me borë me vetëm një pjesë të zbuluar nga ana e shoferit. Policia në Ontario tha se ai u dënua me 110 dollarë. Zëdhënësi i policisë James Stanley tha se 80-vjeçari ishte shumë i vjetër për të pastruar makinën. ‘Ai kishte një rrugë të shkurtër në qytet. E kuptoj arsyetimin e tij sepse ishte shumë i vjetër për të pastruar borën”, tha Stanley.