Kryeministri Edi Rama ka uruar Fiter Bajramin për të gjithë besimtarët myslimanë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka zgjedhur që të urojë shqiptarët duke publikuar pamjet e Xhamisë së re në Mullet.
“MIRËMËNGJES dhe me pamjet e bukura të Xhamisë së re në Mullet, uroj të gjithë besimtarët myslimanë gëzuar festën e Fitër Bajramit”, shkruan Rama.
Gjithashtu edhe ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar shqiptarët duke shkruar: “Të nderuar besimtarë myslimanë, nga zemra ju uroj Gëzuar Fitër Bajramin! Zoti ju faltë shëndet, mbarësi dhe mirësi ju dhe familjeve tuaja!”
Një mesazh ka ardhur edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha.
“Te dashur miq, besimtaret musliman nderojne sonte perfundimin e agjirimit te muajit te madhnueshem te Ramazanit.
Prandaj me kete rast ju ftoj miq te dashur te urojme nga zemra te gjithe ata qe agjiruan por dhe te gjithe besimtaret musliman dhe besimtaret e Zotit qe i Gjithfuqishemi te pranoje sakrificen e tyre dhe tua shperbleje me miresi atyre, familjeve te tyre dhe kombit shqiptar!”, shkruan Berisha.