Një hetim i Partisë Konservatore mbi rastin e deputetes laburistë Angela Rayner ka arritur në përfundimin se ajo ishte vetë burimi i historisë.
Fotot dhe videot e saj ne disa prej mediave britanike të dielën shkaktuan një stuhi në Westminster, pasi e akuzuan se po provokonte kryeministrin Boris Johnson teksa ky i fundit po mbante fjalën ne parlamentin britanik.
Por brenda 24 orëve nga fillimi i hetimit, hetuesit kishin folur me katër deputetë konservatorë, të cilët dëshmuan se zonja Rayner e kishte ngritur vetë çështjen me ta gjatë një mbrëmjeje në tarracën e Commons.
Sipas një prej deputeteve, ajo u tha atyre se gjatë PMQ-ve i pëlqente ‘të bënte trukun tim të Sharon Stone’. I kryqëzoj dhe i hap këmbët”
Një deputet i dytë gjithashtu kujtoi frazën. Një deputet i tretë u tha hetuesve se nuk e kishin dëgjuar të gjithë bisedën por kishin dëgjuar disa fjale vulgare, ndërsa një i katërt tha: ‘Anxhela po na tregonte se si e shpërqendron Borisin.’/m.j