Forcat e Armatosura të Polonisë kanë njoftuar se kanë nisur stërvitjet ushtarake me mijëra ushtarë të NATO-s.
Ushtria polake u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos shpërndajnë informacione apo foto të kolonave të automjeteve ushtarake që pritet të lëvizin në të gjithë vendin në javët e ardhshme.
Ushtria polake tha se 18,000 ushtarë nga mbi 20 vende po marrin pjesë në stërvitjet “Defender Europe 2022” dhe “Swift Response 2022” në Poloni dhe në tetë vende të tjera. Raportohet se stërvitjet do të vazhdojnë përgjatë datës 1 maj deri më 27 maj./m.j
Kur bën Rusia me Bjellorusinë stërvitje, SHBA dhe NATO alarmohet se po pushtojnë Evropën.Kur bëjnë vet janë të lumtur që terrorizojnë botën.S,ka parë historia botërore lider si këta që s,kanë as formimin e një adoleshenti të klasës së 7 Turp Zgjohuni qytetarë të botës.Ta mbrojmë planetin nga armët.vrastare të gangsterëve politikë,që në emër të parave dhe fitimit të tyre do të na zhdukin të gjithëve Kujtoni monologun e Kopracit të Molierit,ku ai në një moment thotë: Vritini të gjithë moj më djalë e me vajzë me. Me. Me. ,.Në fund pasi t’i lini vrarë të gjithë të vdes edhe unë pas kësaj..Ky fragment është tragjikomedi,por që liderët botërorë të palexuar do të na marrin më qafë