Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse Valery Gerasimov u plagos në Ukrainë, pranë Izyum-it, rajoni Kharkiv.
Lajmi është raportuar nga mediat ukrainase, duke cituar gazetarin ushtarak dhe blogerin Alexander Shulman.
Gjenerali i ushtrisë Gerasimov dhe oficerë të tjerë ishin ulur në postin e komandës, ku Forcat e Armatosura ukrainase dhanë një goditje të saktë.
Sipas informacioneve paraprake janë vrarë 20 oficerë.
Kanali i telegramit Vertical raporton se Shtabi i Përgjithshëm rus i Gerasimov po përpiqet të largohet nga Izyum-i.
Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë vrarë deri më tani më shumë se 10 komandantë të lartë rusë, duke përfshirë të paktën gjashtë gjeneralë.
Gerasimov po drejtonte personalisht ofensivën e trupave ruse në aksin Izyum./m.j
Ndryshuan numrin e gjeneralëve Para 1 ore ju thatë se janë vrarë 9 gjeneral,tani dolën 6. P,na gjeti.Ata që pushtuan Ukrainën duhet të mbajnë përgjegjësi penale,bashkë me Xhorxh Bush, Bill Klinton,Boris Xhonson, Ursula Von der Lain, Putin etj