Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelenksy është takuar me kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi në Kiev.
Në një video të postuar në Twitter nga vizita e saj, ajo falenderoi Zelenskyn për trimërinë e treguar dhe theksoi se lufta e tyre është një luftë për të gjithë.
“Lufta juaj është një luftë për të gjithë. Pra, angazhimi ynë është të qëndrojmë pranë jush derisa të përfundojë lufta,” tha Pelosi.
Зустріч зі спікером Палати представників Конгресу США @SpeakerPelosi в Києві. Сполучені Штати є лідером потужної підтримки України в боротьбі з агресією РФ. Дякуємо, що допомагаєте захищати суверенітет і територіальну цілісність нашої держави! pic.twitter.com/QXSBPFoGQh
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) May 1, 2022
Në videon e sapo publikuar nga presidenti ukrainas, Pelosi mbërriti me një delegacion përfaqësuesish amerikanë e shoqëruar nga Jason Crow, Jim McGovern dhe Adam Schif..
“Takim me Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi në Kiev. Shtetet e Bashkuara janë lider në mbështetjen e fortë të Ukrainës në luftën kundër agresionit rus. Faleminderit që ndihmuat në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të shtetit tonë!”-shkroi Zelensky përkah videos.
g.kosovari