Kuqeblutë dominuan gjithë takimin, me raste të shumta, por goli do të vinte vetëm në minutën e 58-të me Esin Hakajn, që Brenda zonës nuk e pati të vështirë të shënonte. Mjaftoi ky gol për të marrë maksimumin nga kjo sfidë. Ndërsa Skënderbeu është de fakto në Kategorinë e Parë.
Spektakël në ndeshjen tjetër mes Kastriotit dhe Egnatias, me krutanët që përmbysën 2-1 në Kamëz. Fitorja e shtatë radhazi për Kastriotin që vulos qëndrimin në Superiore. Pas një pjese të parë pa goli, ishin rrogozhinasit ata që kaluan në avantazh me Pedron në 60’.
Por ky avantazh zgjati vetëm 12 minuta, pasi Hasani barazoi shifrat, teksa nukmund të gabonte përballë portës krejt i vetëm. Egnatia pati fatin të rikthente avantazhin në 80’, por Krasniqi gabon nga penalltia. Kur në shënon, e pëson. Levendi në 86’ shënoi golin e fitores për Kastriotin.