1425 delegatë marrin pjesë në Kuvendin Kombëtar të PD-së këtë 30 Prill. Kryetari i Komisionit të Drejtimeve të Punimeve të Kuvendit, Belind Këlliçi, tha se për shkak se në sallë ndodhet më shumë se gjysma e delegatëve, Kuvendi ka aftësinë vendimmarrëse.
“Të nderuar delegatë dhe pjesëmarrjes pas raportimit nga sekretariati teknik si dhe verifikimeve të kryera me anë të teknologjisë rezulton se prezent në Sallë janë 1425 delegatë. Për shkak se numri i përgjithshëm i delegatëve të Kuvendit Kombëtar në total 1838, duke përllogaritur 1100 delegatët e zgjedhur, anëtarët aktualë të Këshillit Kombëtar, kuotat o organizatave partnere të LDGSH, forumit rinor dhe të shoqatës së studentëve të Dhjetorit ‘90 dhe prezent në sallë janë më shumë se gjysma, pra 50% + 1 delegat, konkretisht më shumë se 920 delegatë, për këtë arsye deklaroj zyrtarisht çeljen e punimeve të Kuvendit kombëtar si dhe aftësinë vendimmarrëse të tij. U bëj me dije se ky kuvend është thërritur nga Kuvendi i 11 Dhjetorit si dhe me vendim të Komisionit të Rithemelimit. Për këtë arsye konstatohet se Kuvendi është thirrur në mënyrë të rregullt sipas dispozitave statutore të statutit të PD”, u shpreh Këlliçi.
Deputeti demokrat ironizoi edhe Kuvendin e 18 Dhjetorit të thirrur nga ish-kryetari Lulzim Basha.
“Jo nuk është 5004”, tha me batutë Këlliçi.
/a.r