Një përplasje me armë ndodhi pasditen e djeshme në lagjen ’10 korriku’ në Vlorë. Efektivi i Policisë, Lisjan Myrtaj, qëlloi drejt mjetit të djalit të kryeplakut të Kaninës. Mësohet se Lisjan Myrtaj ka qëlluar në drejtim të Juxhin Todi (Aliaj), i cili shoqërohej nga e dashura e tij. nga konflikti me armë nuk mbeti askush i plagosur.
Efektivi ka dëshmuar se ka patur më parë një debat me Juxhin Todi (Aliaj) e se sapo e kishte parë e ndaloi pranë banesës së tij, i ka drejtuar armën duke e ofenduar dhe e ka shkrepur dy herë. Sipas tij kjo ka bërë që ai të reagojë për vetëmbrojtje duke goditur në drejtim të makinës. Ai ka telefonuar sallën operative dhe ka pritur që të mbërrinin kolegët e tij duke mos lëvizur nga vendngjarja.
Myrtaj i ka deklaruar kolegëve se ka goditur për vetëmbrojtje. Sipas policit, Aliaj i cili udhëtonte me fuoristradën ‘ML’ ishte larguar menjëherë.
Juxhin Todi, i shoqëruar nga e dashura e tij, doli nga banesa dhe në hyrje të pallatit Myrtaj ( efektiv i forcave DELTA) ka shtënë në drejtim të tyre.
Sipas burimeve, shkaku i sherrit ka qenë për një vajzë.
/a.r