Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelensky, bashkëshortja e presidentit Volodymir Zelensky, ka treguar se ka që në momentin që ka filluar lufta që nuk e sheh burrin e saj.
Duke folur për gazetën polake Rzeczpospolita, ajo tha se po e shihte Zelenskyn siç e shohin gjithë të tjerët, përmes televizorit.
Duke i bërë jehonë komenteve të presidentit, ajo akuzoi Rusinë për komplot dhe kryerje të gjenocidit në Ukrainë.
E pyetur për ndonjë koment për nënat e ushatërve rusë të vrarë ajo tha: “Nuk kam çfarë t’u them më. Nëse arkivolet nuk i bindin ata se diçka nuk është në rregull këtu, nuk kam asgjë për t’u thënë atyre.”
g.kosovari