Në portale qarkulloi lajmi se Ilir Shaqiri dhe partnerja e tij do i drejtohen altarit këtë të shtunë. U raportua gjithashtu se fituesi i i edicionit të parë të “Big Brother Vip” ka zgjedhur një ceremoni në një restorant pranë bregdetit në Durrës. Ndërsa pjesë e gëzimit të tyre do të jenë më shumë se 100 të ftuar.
Mirëpo ditën e sotme Monika Lubonja dhe Antonela Berisha kanë postuar një video në ‘InstaStory’ teksa duken ‘të shqetësuara’ për faktin nëse lajmi është i vërtetë apo jo.
Duke bërë ironi dhe batuta me njëra-tjetrën dhe pse nuk përmendin ndonjë emër, ishte vetë Antonela ajo e cila e la të nënkuptohej teksa e quan balerinin “Gjino”.
Pjesë nga biseda:
Monika: Kam një problem shumë të madh
Antonela: Çfarë ke?
Monika: Është apo nuk është e vërtetë
Antonela: Me thënë të drejtën është dhe dilema ime kjo. Të pyesim ndjekësit a është apo sështë e vërtetë lajmi.. Gjinoja.
Nuk dihet ende arsyeja përse vajzat po ironizonin lajmin nëse ishte i vërtetë apo jo por dihet se raporti i Ilirit mes vajzave nuk është dhe aq i mirë që prej qëndrimit në shtëpinë e “BBVIP”.
g.kosovari