Mes personazheve të shumta publike që kanë reaguar ndaj Beatrix Ramosajt e cila foli hapur për bullizmin që i është bërë në mediat sociale pak ditë më parë janë edhe ish-banorët e formateve të kaluara të “Big Brother.”
Ish-banorja e Big Brother Fjorentina Halili ka treguar se videoja e këngëtares e riktheu atë pas në kohë, kur është bullizuar pasi ka dalë nga “Big Brother.” Ajo shprehu se i erdhi keq për Beatrix Ramosajn por shtoi se në momentin që merr përsipër të jesh personazh publik duhe t’i pranosh të gjitha.
Duke folur për bullizmin që i është bërë asaj, ajo tregoi se e kanë mallkuar në të gjitha mënyrat, por ka zgjedhur t’jua kthejë me të njejtën monedhë.
“Unë u riktheva në vitet e mia kur unë jam bullizuar kur kam dalë nga Big Brother dhe më ka ardhur shumë keq. Por në momentin që ti merr përsipër të jesh një person publik duhet t’i pranosh të gjitha.
Do ti marrësh parasysh por jo në këto ekstremitete. Unë kam qenë nga ato që jam mallkuar dhe nga nipi im i vogël që është me probleme, më kanë mallkuar nga familja, më kanë bullizuar në të gjitha mënyrat dhe kam qenë nga ato vajza që nuk i kam lënë njerëzit të më ulin”– tha ajo në “Shqipëria Live.”