Nga dita e nesërme qytetarët e Vlorës nuk do e blejnë më biletën e urbanit me 30, por me 40 lekë.
Ishte Këshilli Bashkiak i Vlorës ai që miratoi kërkesën e bërë nga firma cila administron shërbimin urban te qytetit.
Edhe pse ishte jashtë rendit të ditës, kërkesa është miratuar vetëm pas shqyrtimit të relacionit që ka paraqitur kompania mbi kostot e rritura të reflektuara si pasoje e çmimit të naftës.
Nga ana tjetër, pavarësisht se kostoja e biletës u rrit me 33%, qytetarët e Vlorës përballen çdo ditë me probleme në shërbimin urban sikurse janë, mos zbatimi i itinerareve dhe orarit apo edhe kushtet e munguara në urbane./m.j