Zëvendëskryeministri dhe koordinatori i shërbimeve të sigurisë në Malin e Zi Dritan Abazoviç, ka prezantuar zyrtarisht përbërjen e qeverisë së re në Mal të Zi e cila do të ketë 18 ministri, katër nënkryetarë dhe dy ministra pa portofol.
Në dokumentin e publikuar në faqen Kuvendit, bie në sy se Abazoviç ka propozuar dhe dy ministra shqiptar, Marash Dukaj në postin e ri si Ministër i Administratës Publike, duke përfaqësuar në qeverinë e Abazoviç Listën Shqiptare koalicionin që përfshin partitë Forca-ASH-LDSH-Perspektiva-Unioni i Tuzit.
Ndërkohë i dyti është Fatmir Gjeka i emëruar nga Abazoviç si ministër i të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave etnike, aktualisht deputet i koalicionit “Bashkë nji za” në Kuvendin e Malit të Zi dhe kryetar i Partisë Demokratike.
Emrat e ministrave:
Zëvendëskryeministrja për Politikë të Jashtme, Integrime Evropiane dhe Bashkëpunim Rajonal dhe Ministre e Çështjeve Evropiane, do të jetë Dr. Jovana Maroviç.
Zëvendëskryeministri për Sistemin Ekonomik dhe Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, Vladimir Jokoviç.
Zëvendëskryeministri përgjegjës për sistemin politik dhe politikën e brendshme dhe ministër i Mbrojtjes, MA Rashko Konjeviç.
Zëvendëskryeministri përgjegjës për zhvillimin rajonal dhe ministër i investimeve kapitale Ervin Ibrahimoviç.
Ministri i Drejtësisë, Marko Kovaç, i lindur në Podgoricë në vitin 1985, i diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Malit të Zi në Podgoricë, ka punuar në Gjykatën e Lartë, ish-avokat në studion ligjore Ivanoviç, Kovaç & Vuksanoviç.
Ministri i Punëve të Brendshme, Filip Axhiç.
Ministri i Financave, Aleksandar Damjanoviç.
Ministër i Punëve të Jashtme, MA Ranko Krivokapiç.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Goran Gjuroviç.
Ministrja e Sportit dhe Rinisë, Vasilije Lalošević.
Ministër i Administratës Publike, MA Maras Dukaj.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Admir Adroviç.
Ministri i Arsimit, M. Miomir Mijo Vojinoviç.
Ministri i Shëndetësisë, Dragoslav Seekiç.
Ministrja e Kulturës dhe Medias, Masha Vlaoviç.
Ministrja e Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit, Ana Novakoviq Gjuroviç.
Ministri i të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave, Fatmir Đeka, i lindur në Tivar më 1975, i diplomuar për ekonomi, ish-kryetar i Komunës së Ulqinit, deputet shumëvjeçar i Kuvendit të Malit të Zi;
Ministrja e Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik, Dr. Biljana Scepanoviç.
Ministri pa portofol, Zoran Miljaniç.
Ministri pa portofol, Adrijan Vuksanoviç
Qeveria e re e këtij vendi pritet të zgjidhet në një seancë parlamentare, që do të mbahet nesër në Cetinë. Atë pritet ta përbëjnë Lëvizja Qytetare URA e Abazoviçit, Partia Popullore Socialiste, e cila është pro-serbe, Partia Socialdemokrate dhe partitë kombëtare të shqiptarëve dhe boshnjakëve.
“Unë besoj se Mali i Zi mund të kërkojë një pranim të përshpejtuar [në BE] dhe se me vendime urgjente, por të mençura, mund të bëhet anëtar i plotë së shpejti”, tha Abazoviç.
Qeveria e re pritet të ketë 46 deputetë, nga 81 sa ka gjithsej Kuvendi i Malit të Zi. Qeveria pritet të ketë mbështetje parlamentare edhe nga Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e presidentit malazez, Millo Gjukanoviq./m.j