Ushtria ruse duket se është tepër e inatosur me Presidentin Vladimir Putin, pasi sipas tyre ai ka ulur sulmin ndaj Ukrainës, duke lajmëruar për një përshkallëzim të ri të konfliktit.
Ndërsa Ukraina vijon t’i rezistojë sulmit, figurat kryesore të ushtrisë ruse po rrisin presionin ndaj Putinit për të pushtuar një herë e mirë të gjithë vendin, raporton “Daily Mail”.
Sipas agjencisë ruse të lajmeve Agenta, ka nisur një valë e fortë kërkesash ndaj Presidentit, duke i thënë të sulmojë më ashpër dhe të luftojë NATO-n.
Një YouTuber-i rus dhe veterani i forcave speciale Spetsnaz, Alexander Arutyunov, i cili ndiqet së tepërmi në kanalin e Youtube, ironizoi sulmet e përqëndruara së fundmi në rajonin lindor të Donbasit.
Ai i drejtohet Putinit me ironi: I dashur Vladimir Vladimirovich, ju lutem ndajeni mendjen, a jemi duke luftuar, apo po masturbohemi? Duhet ta ndalojmë menjëherë këtë…
Putini do të luftojë në Donbas sepse ‘inventarët jetik po pakësohen’, sipas analistit të Uashingtonit Mark Cancian.
Pajisjet e shkatërruara të Kremlinit tani arrijnë në 939 tanke, 185 avionë, 155 helikopterë, 421 njësi artilerie dhe tetë anije. /m.j