Shefi mbikëqyrës i partisë konservatore në Britaninë e Madhe është duke i hetuar raportimet se një deputet i kësaj partie është kapur duke shikuar filma pornografikë në telefon gjatë një seance në parlament.
“Shefi mbikëqyrës është duke punuar në këtë çështje. Kjo sjellje është totalisht e papranueshme dhe do të ndërmerren veprime.”, bëhet e ditur në një deklaratë të lëshuar të mërkurën nga zyra mbikëqyrëse e partisë konservatore.
Sky News kupton se dy individë të pranishëm i thanë shefit mbikëqyrës të partisë konservatore Chris Heaton-Harris se si kishin parë një deputet duke shikuar pornografi në parlament ashtu edhe në një komision.
Tabloidet britanike The Sun dhe Daily Mirror raportuan se deputeti konzervator po shikonte pornografi në një telefon celular ndërsa ishte ulur pranë një ministreje femër./m.j