Kryeministri britanik, Boris Johnson ka deklaruar së fundmi se nuk pret që presidenti rus Vladimir Putin të përdorë armë taktike bërthamore në Ukrainë.
I pyetur nga Talk Tv nëse mendon se Putin do të konsideronte përdorimin e armëve bërthamore taktike në qoftë se do të kishte më shumë dështime ushtarake, Johnson u përgjigj: Jo, nuk do e bëjë.
Gjatë fjalës së tij, Johnson vazhdoi duke thënë se është shumë e rëndësishme që Perëndimi të mos pranojë mënyrën se si rusët po përpiqen të përcaktojnë atë që po ndodh në Ukrainë.
“Ata po përpiqen ta përshkruajnë këtë si një konflikt midis Rusisë dhe Perëndimit, ose Rusisë dhe NATO-s. Kjo nuk është ajo që po ndodh”, tha kryeministri britanik.
/a.r
Ajo po ndodh o idiot E morët më qafë Ukrainën dhe vrarë popullin e pafajshëm ukrainas.