Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi, ka deklaruar se ish-kryeministri Sali Berisha është një politikan i çmendur. Në një prononcim për gazetën “Sot”, i pyetur se si sheh peticionin që është bërë kundër ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim, ai u shpreh se më i interesuari për të bërë peticion kundër Kim është Berisha. Ai deklaroi, se këto i duken veprime absurde.
“Më i interesuari mendoj se është Berisha. Më duket se kanë gjetur rrugën më të gabuar, sepse është thënë gjithmonë që ambasadorët nuk flasin kurrë nga vetja e tyre, ata janë thjesht përfaqësues të Departamentit të Shtetit aq më shumë që për këtë ambasadore ka pasur shumë akuza të kësaj natyre dhe jam shumë i sigurt që ajo ato që thotë tregohet shumë më e kujdesshme. Vetëm që ajo nuk tregon e-mailet që ka marr, sepse do ta thjeshtonte shumë këtë punë, por që kjo nuk bëhet. Të ankohesh nga Departamenti i Shtetit që ne e kemi konsideruar partnerin tonë strategjik kryesor dhe dihet nga të gjithë që Shtetet e Bashkuara kanë qenë vendi që e kanë mbështetur më shumë Shqipërinë. Më duken veprime absurde këto që bëhen dhe mendoj se Berisha e ndjen veten keq. Është i çmendur, por me këtë tregon se është akoma më i çmendur”, tha ai.
Ndër të tjera, ai deklaroi se pas peticionit kundër ambasadores mund të fshihen mbështetësit e Berishës. Ai deklaroi se ai filloi që të sulmonte Amerikën kur iu prekën interesat.
“Se di sepse nuk ja mban që të thotë se është ai sepse do të ishte shumë e rëndë pastaj, ai ka qenë kryeministër dhe president i vendit she ka pasur marrëdhënie shumë të mira me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe tani që iu prekën interesat e tija, ai bënë gjëra të tilla. Me siguri do të dal se e organizojnë dashamirësit e tij, mendoj se është e paarsyeshme”, tha ai.
Klosi: Berisha duhet të hetohet nga SPAK
Ndërkohë, i pyetur se nëse ish-kryeministri Sali Berisha duhet të hetohet nga SPAK duke qenë se është shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Klosi u shpreh se po. Sipas tij, shpallja e Berishës “non grata” nuk është bërë pa prova dhe se SPAK duhet të gjej edhe prova të tjera.
“Unë mendoj se po. Duhet që ta trajtojnë, pastaj arrijnë që të gjejnë prova apo nuk arrijnë që të gjejnë prova për të hapur një proces është tjetër gjë pastaj. Duhet që të kërkojnë ndihmë gjithandej, megjithëse për mua ka prova plot, por që është detyra dhe përgjegjësia e tyre. Unë jam i sigurt që shpallja e Berishës “non grata” nuk është bërë pa prova dhe nuk është bërë pa argumente dhe është detyra e SPAK që ti gjej këto prova, por të gjeje edhe prova të tjera të cilat nuk i kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës sepse ne e njohim më mirë se ata. Mjafton që SPAK të merret me 11 janarin, se pse u vranë ata njerëz në bulevard dhe do dal që urdhrin vetëm ai mund ta jepte sepse ushtarakët e dinë që arma përdoret për vetëmbrojtje ose kur cenohen interesa të mëdha, është dashur një urdhër shumë i lart dhe jam i sigurt që e ka dhënë Berisha, sepse Basha nuk guxon me dhënë urdhra të tilla sepse ai ministër i Brendshëm ishte”, tha ai.
/a.r
Një Peticion i turpshëm, më i turpshmi i dalë këto 30 vite nga një Shtet Demokratik Europian!
Dhe kush e organizon?!! Ai që u përkrah më shumë, që në fillim, nga Shteti më Demokratik, dhe miku më i mirë i Kombit Shqiptar, që me ndryshimin e Sistemit në Shqipëri!
Të organizosh Peticjon kundër Ambasadores së nderuar të Amerikës, është njësojë sikur të hedhish një kovë me baltë kundër DASh, e të tregohesh mosmirënjohës ndaj përkrahjes së vazhdueshme dhe të gjithanëshme, që na ka dhënë e po na jep Shteti Amerikan!
Dhe pse e organizon ky ish “Burr Shteti” këtë Peticion të turpshëm e qesharak?
Sepse DASh e klasifikojë këtë Mostër të padenjë për të shkelur përsëri në tokën Amerikane, pasi ai, përveç që ka cënuar dhe interesat e Shtetit Amerikan, ka abuzuar me Pushtetin në Shqipëri, duke përfituar familjarisht Pasuri të paligjëshme, ka kompromentuar Drejtësinë dhe po pengon me vetëdije konsolidimin e Demokracisë dhe të focomit të Shtetit të së Drejtës, !
Është e drejta e çdo Shteti t’i mbylli derën një njeriu të përlyer me “balt të qelbur”!
DASh gjithashtu po përpiqet në vazhdimësi akoma më shumë, si Partneri ynë i gjithanshëm, që të ndihmojë Politikën Shqiptare, që të pastrohet nga politikanët e korruptuar, dhe ata që hedhin shkopinj nën Rrotën e Demokracisë akoma të brishtë! Dhe konsolidimi i Demokracisë dhe forcimi i Shtetit të së Drejtës, nuk mund të avacojë pa një Opozitë të shëndoshë, konkurente dhe konstruktive! Dhe për fat të keq, Opozitën e ka dobsuar dhe tani e ka përçarë fare, pikërisht ai njeri, që u vu që më fillim, në krye të saj!
Dhe pse? Sepse ka bërë shumë veprime të këqia(deri monstruoze), në dëm të Popullit dhe të Vëndit të vet, dhe tani që po rikonstruktohet Drejtësia, ai duhet të japi llogari, sipas ligjeve në fuqi! Pra ky ish edhe kryetar i PD-së, sot Parti në Opozitë, do të hypi përsëri në kry të saj, ashtu i përlyer siç është, jo për të mirën e Partisë, po për të shpëtuar veten nga ndëshkimi, sipas mëndjes së tij të djallëzuar!
Dhe DASh, nëpërmjet përfaqësuses së tij në Shqipëri, Z. Kim, po mundohet të ndihmojë dhe të orjentojë PD, të focohet, duke larguar ferrat që e pengojnë për t’u bërë një Opozitë e denjë për konkurrim!
Ndërsa ky njeri-Mostër, po ndërzen disa mbështetës të tij, të përlyer apo të vobektë, që të “ankohen”, karshi Z. Ambasadore, që po zbaton politikën e Shteti të saj!
A nuk është kjo përveçse e turpëshme, njëkohësisht dhe qesharake?!!!