Përleshje masive në Mitrovicë. Tre persona kanë përfunduar në spital.
V.B 26-vjeç dhe A.B 33-vjeç janë arrestuar pasi rreth orës 17:00 në fshatin Bare të Mitrovicës si pasojë e përleshjes me mjete të forta u kanë shkaktuar lëndime trupore tre personave të cilët kanë shkuar me urgjencë në spital.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se në vendin e ngjarjes janë gjetur një gëzhojë dhe një fishek.
“Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se në drejtim të drejtim të ankuesve është shtënë me armë zjarri. Në vendin e ngjarës, në cilësi të provave materiale është gjetur një gëzhojë dhe një fishek. Ndaj të dyshuarve janë iniciuar veprat ‘Vrasje në Tentativë, Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, Armëmbajtje pa leje dhe Lëndim i lehtë trupor”, tha Zahiti.
/a.r