Presidenti rus, Vladimir Putin, ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB, Antonio Guterres. Një pjesë e bisedës mes tyre, ka qenë edhe për Kosovën dhe luftën ndaj serbëve.
Putin e ka përdorur Kosovën si pretekst për ta justifikuar pushtimin rus të Donbasit dhe planet e afërta për shkëputjen e rajonit nga Ukraina.
“Personalisht kam lexuar të gjitha dokumentet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për situatën në Kosovë. Më kujtohet mirë në vendim ku thuhet që një apo tjetër territor për ta ushtruar të drejtën e vetëvendosjes, nuk është i detyruar të kërkojë leje për të deklaruar sovranitetin. Ky është një vendim i gjykatës ndërkombëtare. Ky vendim u mbështet gjithashtu nga të gjithë”, citohet të ketë thënë Putin.
Putin ka deklaruar se Luhansku dhe Donetsku, kanë të njëjtën të drejtë porsi Kosova, pasi që sipas tij, tashmë është krijuar një precedent.
Ky është takimi i parë ndërmjet Putin dhe Guterres që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë. Sot, gjatë ditës, ai është takuar edhe me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov.
/b.h