Ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim ka reaguar pas rritjes se aplikimeve për vizat 10-vjeçare me SHBA.
Kim shprehet përmes një postimi në Twitter, se ka pasur një rritje të aplikimeve për viza, gjë që ka sjellë pritje të gjata për intervista.
Ndërkohë për rastet e urgjencës, Kim shprehet se duhet të ketë një përpunim të përshpejtuar aplikimi.
Postimi i Yuri Kim:
Pas shpalljes së vizës 10-vjeçare 🇺🇸 për 🇦🇱 & lehtësimit të kufizimeve të udhëtimit COVID, ka pasur një rritje të aplikimeve për viza, gjë që ka sjellë pritje të gjata për intervista. Ne e dimë se kjo është zhgënjyese dhe ekipi ynë konsullor po punon shumë për të ulur kohën e pritjes.
Në rastet e urgjencës së vërtetë (për shembull, trajtim mjekësor, vdekje familjare, programe studentore ose shkëmbimi me afat të caktuar), ju lutemi kërkoni përpunim të përshpejtuar kur aplikoni. Ju gjithashtu mund të shkruani në ti***************@st***.gov PAS të aplikoni për të kërkuar përshpejtim.
/b.h