Tre gra në Vlorë kërcënojnë me vetëflijim pas konfliktit me investitorin e pallatit për një çështje pronësie.
Ngjarja është shënuar në lagjen “10 Korriku” të qytetit bregdetar. Tre gratë janë futur në një dyqan në katin e parë të një pallati dhe kërcënojnë me vetëvrasje.
Shkak është bërë konflikti i pronësisë me investitorin e pallatit.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat po negociojnë për zgjidhjen e situatës.
/a.r