Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë më vonë gjatë ditës së sotme, por pritshmëritë pozitive nga ky takimi thuhet se janë të ulëta pas disa përpjekjeve të dështuara diplomatike deri më tani.
Bisedimet mes Putinit dhe Guterres pritet që të përqendrohen në qytetin e rrethuar të Mariupolit.
Ukraina i ka kërkuar OKB-së që të garantojë një corridor humanitar për të evakuuar civilët të cilët strehohen brenda Azovstal. Shefi i OKB-së pritet gjithashtu të udhëtojë në Kiev të enjten ku do të takohet me Presidentin Volodomyr Zelensky.
SHBA do të nisë gjithashtu bisedimet në lidhje me mbrojtjen në Ukrainë me dhjetëra vende sot, ku pritet të nisë me sekretarin e mbrojtjes të SHBA Lloyd Austin që do të jetë mikpritës në Gjermani.
Këto bisedime vijnë pasi Ministri i Jashtëm i Moskës Sergei Lavrov ka paralajmëruar se rreziku i një Lufte të Tretë Botërore është serioz dhe kritikoi qasjen e Kievit për prishjen e bisedimeve të paqes.
Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba, megjithatë, u përgjigj se Lavrov po përpiqej të frikësonte botën për shkak të mbështetjes që po i japin Ukrainës.
/a.r