Mbrëmjen e së hënës në “Log.” me Endri Xhafon po diskutohet rreth gazsjellësit TAP dhe kujt i shërben ky projekt. Analisti Skënder Minxhozi solli në vëmendje se kjo vepër madhore është e pazakontë për modelin tonë ekonomik.
“Frustrimi jonë si shtet është se kur ky investim i madh na kaloi nëpër territor. Nuk jemi të përgatitur të asimilojmë qoftë edhe një pikë të këtij investimi madhor.”
Të njëjtin mendim ndan edhe ish-zëvendës ministri i Energjetikës, Gjergj Bojaxhi i cili së shteti shqiptar ka dështuar me këtë projekt pasi në gjithë këto vite nuk mori masat që Shqipëria të ketë një infrastrukturë për përdorimin e gazit.
“Dështimi ynë nuk është që s’po i marrim lekë TAP-it, është pse shteti shqiptar pse nuk ka marrë masat që të kemi një infrastrukturë, që të përdoret gazi. Serbia ka infrastrukturë e industri që mund ta përdorë gazin. Më thoni një plan urbanistik që ka marrë parasysh të lërë hapësirë për infrastrukturën e gazit.”