Një aksident i rëndë ka rezultuar fatal për dy fëmijë të mitur në Britaninë e Madhe, pasi ata kanë humbur jetën në vend.
Automjeti ku Smaller, 10 vjeç dhe 4-vjeçarja Lilly ndodheshin po drejtohej nga nëna e tyre, 35-vjeçarja, Mary McCann, dhe ata po ktheheshin nga një ditëlindje. Makina u përplas me një kamion, ndërsa fëmijët nuk kishin vendosur as rripat e sigurisë.
Nga ana tjetër, sipas “The Sun”, nëna e papërgjegjshme po ngiste me shpejtësi 115 km/h në një korsi ku shpejtësia e lejuar ishte 95 km/h.
Dhe më e keqja ishte se McCann drejtonte mjeti ne dehur, teksa pas testit të alkoolit ajo rezultoi se kishte një sasi prej 98 mg alkool për 100 ml gjak, ndërsa kufiri ligjor është 80 mg.
McCann u arratis për një javë dhe nuk u paraqit në Gjykatë për tu përballur me drejtësinë pas funeralit të fëmijëve të saj, ndërsa tani është burgosur dhe është dënuar me 4 vjet e 1 muaj burg pasi u deklarua fajtore për shkaktimin e vdekjes nga drejtimi i pakujdesshëm nën ndikimin e alkoolit.
Ajo gjithashtu u ndalua të drejtonte makinën për shtatë vjet e dy javë.
35-vjeçarja së bashku me fëmijët po kthehej nga një festë ditëlindjeje kur ndodhi tragjedia. McCann u përplas me pjesën e pasme të kamionit. Lilly e vogël kishte dalë nga makina dhe u gjet në anë të rrugës.