Në Malësi të Madhe është ndërprerë proçesi i votimit për kreun e ri të PD. Sipas burimeve, është thyer kutia e votimit.
Kandidatët pretendojnë për fryrje të listave dhe votim masiv pa qenë anëtarë të Partisë Demokratike. Ka akuza për votim edhe nga pjesëtarë të administratës së Bashkisë Malësi e Madhe.
Procesi është shoqëruar me incidente, teksa raportohet se kutia e votimit është thyer ndërsa fletët ja në djegur. Në këtë degë në garë janë Isa Ramaj, Ferdi Sterkaj dhe Mimoza Rexhvelaj.
Kandidati Isa Rama ka qenë ai që ka pasur pretendime për parregullsi në proces, teksa gjatë debatit ka ndodhur dhe incidenti. Momentalisht procesi është pezulluar, ndërsa pritet të meret një vendim se si do të vijohet.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe ditën e dielë në Bulqizë ku edhe pse po mbaheshin ende votimet, kandidatët nuk kanë rënë dakord me listën e anëtarëve të PD të cilët kishin të drejtën e votës.
Si pasojë e këtyre ankesave, Komisioni i Rithemelimit, njoftoi se zgjedhjet në Bulqizë do të mbaheshin të martën në mënyrë që të zgjidheshin mosmarrëveshjet mes kandidatëve.
Ndërkohë ditën e sotme, Komisioni i Rithemelimit bëri me dije se kishin mbërritur disa ankesa nga ana e kanidatëve garues për krerët e PD në degë të ndryshme të vendit. Në deklaratë e publikuar, theksohej se do të kishte një shqyrtim serioz të të gjitha ankesave të paraqitura./m.j