Një ngjarje e rëndë tronditi Greqinë sot ku u ekzekutua me breshëri kallashnikovi 55-vjeçari Giannis Skaftourou, i konsideruar si një prej bosëve të mafies në shtetin helen.
Dy persona të cilët lëviznin me motoçikletë, u ndalën përpara shtëpisë së tij dhe u futën në oborrin e banesës ku e ekzekutuan në sy të familjes së tij.
Kush ishte Giannis Skaftourou?
Giannis Skaftouras ishte një emër i njohur për drejtësinë helene pasi konsiderohet si një nga bosat e vjetër të mafies greke.
Ai njihet si një person me shkelje të rënda penale, i përfshirë në vrasje, rrëmbime, trafik armësh dhe droge.
I njohur me nofkën “xhaxha Xho”, emri i tij madje ka dalë dhe në procese gjyqësore të personave të tjerë të përfshirë në botën e krimit.
Giannis Skaftouros ishte “dora e djathtë” e Vassilis Stefanakos, një tjetër bos i mafies i cili u vra në vitin 2018. Ky i fundit është përfshirë në disa vrasje të kryera nga shqiptari Alket Rizai.
Sipas mediave greke, Skaftourou gjatë viteve të fundit lëvizte rrallë për shkak të kërcënimeve në drejtim të tij.
55-vjeçari ishte dënuar me burgim të përjetshëm për organizatë kriminale, por arriti të dalë në vitin 2019. Në vitin 2018, Skaftourou ra pre e një sulmi me thikë në një burg të Greqisë.
Mediat helene raportojnë se ka qenë një anëtar i mafies shqiptare i cili e goditi me thikë në këmbë 55-vjeçarin.
g.kosovari