Deputeti i LSI Petrit Vasili i cili në zgjedhjet e 25 prillit mori vetëm 362 vota në Tiranë duke siguruar mandatin e deputetit si më pak i votuari që ulet në karigen e Kuvendit.
Por përveç kësaj doktori i LSI u mbajt me hatër nga Monika Kryemadhi, pasi i hoqi mundësinë e mandatit të deputetes Kejdi Mehmetaj e cila ishte e renditur e dyta në qarkun e Fierit, ku LSI fitoi vetëm një deputet.
Me dorëheqjen e Kryemadhis nga qarku i Tiranes, ku Lëvizja Socialiste për Integrim mori dy mandate, karrigen e deputetit pas Erisa Xhixhos e merr Nën-kryetari i LSI, Petrit Vasili.
Deputeti i LSI nuk mbahet mend si ai që ka fituar me më pak vota po edhe për fjalorin e tij vulgar në kuvend e Shqipërisë.
Më poshtë do të gjeni një video të Vasilit me një fjalor aspak të denjë për një deputet.