Statistikat tregojnë se një e treta e pacientëve në moshë të re që preken nga kanceri diagnostikohen në atë moment kur shëndeti i tyre është përkeqësuar aq shumë sa duhet t’i drejtohen urgjencës. Ky përfundim është arritur nga “Teenage Cancer Trust” në Britani, transmeton Shekulli. Për të rritur ndërgjegjësimin e të rinjve për këtë sëmundje të rëndë, “Teenage Cancer Trust” ka hartuar një listë me shenjat që paralajmërojnë tumorin. Ata thonë se këto shenja shpesh mund të merren si simptoma të sëmundjeve të zakonshme, por njohja e tyre dhe reagimi i shpejtë mund të shpëtojnë jetë. Ato janë:
Dhimbje
Enjtjet, gungat dhe acarimet
Humbja e pashpjegueshme e peshës
Lodhje ekstreme
Ndryshime te nishanet