Ditën e nesërme pritet që Partia Demokratike do të mbledhë grupin parlamentar.
Në atë mbledhje pritet që të diskutohet për dy çështje kryesore, atë të krizës së brendshme por edhe për emrin e ri të Presidentit.
Të paktën prej që nga dy mbledhjet e fundit Sali Berisha dhe Rithemelimi kanë atakuar Enkelejd Alibeajn, pasi sipas tyre nuk është përfaqësues i denjë për të qëndruar në krye të Grupit Parlamentar të PD-së.
/b.h