Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, me bashkëpunëtorët e vet, ka bërë homazhe te varri i ish – kryetarit të Kosovës Ibrahim Rugova, njofton deklarata nga AAK, transmeton Koha.net. Haradinaj me këtë rast ka thënë: “Respekt për figurën e Presidentit Rugova. Është krejt i veçantë kujtimi për Presidentin Rugova, në këtë dhjetëvjetor të ndarjes nga jeta”. “Ai la gjurmë në jetën tonë politike e shoqërore, prandaj edhe meriton të kujtohet me pietet. Unë kam pasur kënaqësinë të punojë bashkë me Presidentin Rugova, dhe nderimi në çdo përvjetor të tij, është shndërruar në një traditë për AAK-në dhe për mua personalisht”.