Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe sekretari amerikan i mbrojtjes, Lloyd Austin, u takuan me presidentin e Ukrainës, Vladimir Zelenski, në Kiev, kryeqyteti i Ukrainës.
Ky ishte niveli më i lartë i zyrtarëve amerikan në Kiev që kur Rusia pushtoi Ukrainën. Blinken dhe Austin i premtuan Zelenskit më shumë se 700 milionë dollarë ndihmë ushtarake direkte dhe indirekte.
Duke folur në konferencën për shtyp të mbajtur në kufirin polako-ukrainas, Lloyd nënvizoi se takimi me Zelenskin ishte ‘produktiv’ duke u shprehur:
‘Jemi shumë të lumtur që patëm një mundësi të tillë. Gjatë takimit shprehëm keqardhjen për humbjen e shumë civilëve. Ne folëm edhe për trupat e guximshme ukrainase që bënë një punë të suksesshme për të zmbrapsur forcat ruse. Megjithatë, ne shprehëm admirimin tonë për profesionalizmin e tyre dhe përkushtimin e tyre për të mbrojtur demokracinë e tyre.
Lloyd tha se nevojat e Ukrainës kanë ndryshuar pasi fokusi i Rusisë është zhvendosur në lindje të Ukrainës.
“Ukrainasit kanë nevojë për armë me rreze të gjatë. I keni dëgjuar të shprehin se kanë nevojë për tanke. Dhe ne po bëjmë gjithçka që mundemi për t’u siguruar atyre municion për të mbështetur nevojat e tyre’ është shprehur Lloyd.
Pas këtyre zhvillimeve, reagimi i parë nga Rusia ka ardhur nga Anatoly Antonov, ambasadori i Rusisë në SHBA.
Duke folur për kanalin televiziv Russia-24, diplomati tha se Moska i kishte dërguar një notë Uashingtonit duke kërkuar që të ndalonte furnizimin me armë për Kievin, por nuk dha më shumë detaje.
/b.h