Nga zyrtarët e qeverisë serbe, i pari për aktgjykimin kundër Oliver Ivanoviçit, shqiptuar në Mitrovicën veriore, ka reaguar nënkryetari i Qeverisë së Serbisë Rasim Ljajiç. Ai, njofton gazeta “Kurir” e Beogradit, “është i shokuar me këtë aktgjykimi, i cili, sipas tij, mund të ketë ndikim në atmosferën e përgjithshme” në Kosovë, transmeton Koha.net.