Endrit Thaçi, djali i ish presidentit të Kosovës ka uruar ditëlindjen e të atit, i cili ndodhet në qendrën e paraburgimit në Hagë. Me anë të një postimi në rrjete sociale, Endrit Thaçi pozon me gjyshërit dhe shkruan se ndjen mall për të duke shtuar se është krenar pasi ka sakrifikuar për çlirimin dhe lirinë e Kosovës.
“Babi, Çdo ditë e jetës tënde është ditëlindje, sepse një jetë të tërë ke qenë i gatshëm për t’u sakrifikuar për çlirimin dhe lirinë e Kosovës. Me shumë mall, dashuri dhe krenari shprehim urimet më të mira për ty,”- shkruan Thaçi në urimin për të atin, i cili mbush 54 vjeç.
Që nga nëntori i vitit 2020, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi dhe ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqit, gjenden në paraburgim në Hagë pasi ndaj tyre rëndojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Sipas aktakuzës, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi dyshohen për veprat penale që kanë të bëjnë me krime lufte: ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe krime kundër njerëzimit: burgosje, akte të tjera çnjerëzore, zhdukje me forcë të personave dhe përndjekje, të cilat, sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit të vitit 1998 dhe shtatorit 1999.
Krimet pretendohet se janë kryer në disa lokacione të Kosovës dhe në veri të Shqipërisë, përkatësisht në Kukës dhe Cahan. Këto krime të pretenduara përmenden në një raport të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty.
/a.r
Liria ka emer “malok kryehajdut/ kriminel” . Rama kryehajdut/ imoral/kryemashtruese “kryeminister I nje shteti trap qe se kan hedhur bythen e zeze ti tij ne kosh plehrash.