Rita Orën nuk e tremb vullkani. Ylli i muzikës Pop me origjinë shqiptare, këtë herë vendosi t’i surprizojë mbi 16 milionë ndjekësit e saj në Instagram me një set fotosh të nxehta nga parku kombëtar vullkanik i Hauait, në ishullin ku po kalon pushimet prej një jave.
Ajo që nxeh edhe më shumë atmosferën për fansat e saj është fakti që 31-vjeçarja shfaqet me bikini të holla.
Gjatë gjithë kësaj jave, ajo i ka mbajtur të mbërthyer fansat pas profilit të saj me foto provokuese nga plazhet e një prej destinacioneve më të famshme të pushimeve për amerikanët. Ka disa muaj që Rita Ora nuk resht së pushuari dhe për të mund të thuhet se këtë vit, nuk ka pasur dimër.
/a.r