Një 31 vjeçar është kthyer në makth për dy të mitura në Tiranë. Në rrugën “Ali Shefqeti”, ai i ka përndjekur dy të miturat të cilat janë 15 dhe 16 vjeçe.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan penalisht shtetasin E. H., 31 vjeç, për veprën penale “Përndjekja”, pasi në rrugën “Ali Shefqeti”, ka përndjekur dy shtetase të mitura, 15 dhe 16 vjeçe“, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
/b.h