Putin do të vrasë të gjithë kombin ukrainas”. Kështu ka deklaruar kryetari i bashkisë së Melitopolit, Ivan Fedorov, i cili u mbajt peng nga forcat ruse për pesë ditë në mars.
Në një intervistë për CNN ai u shpreh se qyteti i tij është në një “situatë shumë të vështirë dhe të rrezikshme”. Forcat ruse pushtuan Melitopolin, në Ukrainën juglindore, disa ditë pas fillimit të pushtimit.
Një kryebashkiak i ri u “vendos” në qytet, i cili është nën kontrollin ushtarak rus, pasi Fedorov u rrëmbye. Fedorov më vonë u lirua si pjesë e një shkëmbimi të të burgosurve.
Sipas tij, qëllimi i presidentit rus Vladimir Putin është “të vrasë të gjithë kombin ukrainas”.
Kryebashkiaku shtoi se qytetarët e Melitopolit nuk janë në gjendje të marrin ndihmë: “Ne nuk mund të dërgojmë ndihma humanitare. Nuk mund të dërgojmë ilaçe. Nuk mund të dërgojmë për shërbimet e urgjencës… Kjo është arsyeja pse është një situatë shumë e rrezikshme.”
Në intervistë u shpreh se konflikti në Ukrainë ishte “një luftë në shkallë të plotë – jo vetëm kundër Ukrainës, por kundër gjithë botës së qytetëruar”, duke paralajmëruar se “lufta do të vijë në qytetet dhe familjet evropiane”.
/b.h
Ti e tradhtove Ukrainën.Jeton në Romë dhe bën llëllëllë,kur populli yt ka nevojë dhe po vdes.Nuk vdes një komb me 45 milionë banore.Bdes ti nga frika o tradhtar.Nuk iku Zelenski,por ndenji aty me popullin ukrainas dhe pse vet është hebre.Kthehu të luftosh për çlirimin e Ukrainës