Ekspertët e Komisionit të Venecias kanë nisur takimet me ekspertët e mazhorancës për draftin e propozuar për reformën në drejtësi.
Pasdite do të zhvillojnë edhe një takim me ekspertët e opozitës, raporton News 24, për të diskutuar në lidhje me propozimet e tyre për reformën.
Pas takimeve, ekspertët e Venecias do të dalin në një konferecnë për shtyp, ndërsa raporti i plotë do të dalë në muajin mars.