Sot kanë hyrë në fuqi ndryshimet ligjore për rritjen e gjobave ndaj automjeteve.
Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, u bën apel drejtuesve të mjeteve që të lexojnë me kujdes dispozitat e reja të Kodit Rrugor.
Ministri Haxhinasto ishte sot në Durrës, në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit.
“Sot fillojnë efektet e kodit rrugor. Dhe masat e kodit do të kenë impakt të drejtpërdrejtë për rritjen e sigurisë në shërbimin e transportin publik dhe në transportet e tjera.
Ju bëj thirrje drejtuesve të mjeteve të lexojnë me kujdes ato dispozita që janë miratuar në kod, sidomos ato që kanë të bëjnë me sigurinë. Gjithë drejtoritë rajonale kanë filluar një proces për rivlerësimin e gjithë elementëve të shërbimeve që ju japin qytetareve, Për ti thjeshtuar dhe modernizuar.
Në mënyrë që qytetarët t’i marrin në mënyrë më të thjeshtë dhe me kosto më të ulët. Me objektivin e vetëm t’i shërbejmë sa më mire qytetarëve shqiptarë”, tha ministri.
Kreu i Ministrisë së Transportebe ishte sot në në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit në Durrës, ku ka dhënë certifikatat e para të aftësimit profesional për drejtuesit e automjeteve të rënda si autobusët apo kamionët.
Ministri e cilësoi atë një dokument shumë të rëndësishëm për drejtuesit e këtyre mjeteve dhe se ato janë në përputhje me direktivat e Bashkimit Evropian.
“Drejtuesit e automjeteve do të jenë të kualifikuar dhe pajisur me dokumentin përkatës njësoj si homologet e tyre në Evropë. Dhënia e këtij dokumenti dhe vetë procesi kualifikimit dhe trajnimit të drejtuesve të këtyre mjeteve, do sjellë siguri më të lartë për këtë kategori të transportit. Veçanërisht për ata qytetarë që përdorin transportin publik, do të kemi siguri më të lartë”, deklaroi ai.