Tërmeti që goditi mbrëmjen e djeshme Ballkanin ka rikthyer frikën në rajon, teksa janë të shumta rastet kur lëkundjet me magnitudë të lartë kanë goditur rajonin.
Qendra Sizmologjike Euromesdhetare ka publikuar një hartë të tërmeteve të regjistruara në pjesë të Evropës Juglindore gjatë 62 viteve të fundit. Në hartën e publikuar nga EMSC pikat me ngjyrë më të ndezur përfaqësojnë edhe tërmetet më të fuqishme që kanë goditur vendet e Ballkanit nga 1960 e deri më sot.
Tërmeti që goditi Bosnje-Hercegovinën mbrëmjen e djeshme ishte me magnitudë 5.7 ballë, në thellësinë 10 km, ndërsa lëkundjet u ndjenë dhe në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi, Serbi dhe Kroaci.