Deputeti demokrat Ferdinand Xhaferraj thotë se zhvillimet e Partisë Demokraike janë përtej PD, pasi afektojnë jetën e shqiptarëve dhe se sjellja e Edi Ramës është tipike edhe përtej ballkanike.
Ai tha për emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos, se me shpalljen “non grata” bëhet tërësisht i pamundur misioni i Partisë Demokratike për të ardhur në pushtet.
Berisha po e bën këtë lojë vetëm për axhendën e vetë personale, më mirë i del llogaria të ketë 20% të demokratëve pas vetes. Ta shohim Berishën me mozaikun e ngjyrave të tij.
Proceset integruese kanë avancuar më shpejtë se në të majtën në vitet 2005- 2009, ka pasur konsensus dhe ecuri më të mirë për reformat. Si kolegë të tij kemi detyrim të shohim dritëhijet e reformave.
Nuk është se nuk ka dritëhijet e veta. Të gjitha faktet na çojnë që Sali Berisha për një mori faktorësh, plus dhe non gratën nuk mund ta çojë PD në pushtet.
Ai tha se Sali Berisha humbi zgjedhjet ndjeshëm në vitin 2013 dhe se çdo anëtar i Partisë Demokratike e di që imponoi sjelljen e Lulzim Bashës në PD.
Nuk e ka sjellë Bashën për të sjellë PD në pushtet, por për axhendën e vetë personale. Basha humbi në 2017 dhe nga që nuk e solli për të sjellë PD në pushtet heshti, dhe në 2021 e njëjta gjë.
Foli që Lulzim Basha nuk bën më, kur u prish axhenda e vetë personale./m.j