Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 5.7 ballë që tronditi Ballkanin mbrëmjen e djeshme nuk kaloi pa u komentuar dhe nga VIP-at në vend.
Një ndër ta ishte dhe Donald Vishaj, i cili postoi në rrjetet e tij sociale rreth ngjarjes, por që fansat i kanë përkthyer si mesazhe për ish të dashurën e tij, Bora Zemani.
Veshaj bëri një batutë duke shkruar “Le të fillojnë telefonatat: A e ndjeve tërmetin?” Pas këtij shkrimi postoi dhe një video në ‘Tik Tok’ ku ka vendosur në sfond një pjesë të këngës së njohur JP Saxe- ‘If the world was ending.’
E teksa Donaldi improvizon duke bërë mimika të një fytyre të trishtuar poshtë videos ka shkruar: “Mendimi im i parë pas tërmetit. Të pres në autostradë sonte!”.
Sipas fansave, aktori mund t’ia ketë bërë këtë thirrje ish-partneres së tij, pasi në sektorin e komenteve të gjithë taguan moderatorin duke i thënë të shkojë tek ai.
/b.h