Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës pretendon se forcat e saj të armatosura kanë vrarë 21,600 ushtarë rusë që nga fillimi i pushtimit.
Në 24 orët e fundit thotë se kanë vrarë 400 ushtarë. Në një përditësim të publikuar në Twitter, Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës bën me dije se që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, janë shkatërruar 854 tanke, 2205 automjete të blinduara, 403 artileri, 143 njësi të shumta raketash, 117 avionë dhe 154 helikopterë.
Ndër të tjera, thonë se kanë shkatërruar 182 dronë, 76 cisterna, 1543 automjete ushtarake dhe 8 varka, sisteme të ndryshme raketore dhe 27 makineri ushtarake.
/b.h