Autoritetet ruse e kanë shpallur politikanin e opozitës Vladimir Kara-Murza një “agjent të huaj” dhe kanë urdhëruar paraburgimin e tij me pretendimin se ka perhapur informacion të rremë për ushtrinë ruse në mes të fushatës së saj ushtarake në Ukrainë.
Gjykata e rrethit Basmanny të Moskës urdhëroi që kundërshtari 40-vjeçar i Kremlinit të mbahet në burg deri më 12 qershor, tha avokati i tij Vadim Prokhorov në Facebook.
Prokhorov tha më herët gjatë ditës se Kara-Murza po përballej me akuza penale për përhapjen e informacionit të supozuar të rremë rreth fushatës ushtarake të Putinit në Ukrainë tek anëtarët e dhomës së ulët të Legjislaturës së Arizonës në mes të marsit. BW