Sektori i turizmit po has mungesë të fuqisë punëtore vendase, e ndaj po punësojnë të huaj jo vetëm nga Azia por dhe nga vendet e rajonit, si Serbia, Maqedonia e Veriut e Kosova. Në këtë sezon veror, afro 30 për qind e të punësuarve në hotele e restorante do të jenë të huaj.
“Ka prurje jo vetëm nga vendet e Azisë por dhe nga rajoni si nga Serbia e Maqedonia e Veriut dhe punonjës të Kosovës. Përqindja s’mund të jetë e saktë se është proces dinamik, por sezoni parashikohet të jetë i suksesshëm dhe të huajt mund të zënë 20-30 për qind të të punësuarve.
Punonjësit e huaj kanë kosto më të lartë në rastet kur strukturat hoteliere u sigurojnë akomodim.
“Nëse do të marr një kuzhinier të specializuar mbi 1 mijë euro, ndërsa fillestar do të paguhet siç paguhen ata që janë pa specializuar, pra pagat janë në bazë të profesionit formimit profesional”.
Ndërsa, Blerim Norja, menaxher i një hoteli në vijën e parë të plazhit të Durrësit tha se rritja e çmimeve nuk ka ndikuar në prenotime. Përkundrazi këtë vit ka një interes në rritje nga bjellorusët.
“Këtë vit dhomat janë më shtrenjta pjesa e shërbimeve më shtrenjta, por rezervime kemi. Tregun ukrainas këtë vit e kemi mungesë, por do të zëvendësohet nga bjellorusët nga vende të tjera të rajonit”. Durrësi është gati për sezonin dhe ka filluar qarkullimi që nga Marsi kemi pasur klientët e parë nga Norvegjia”.
Shqiptarja.com