Lufta në Ukrainë po vijon. Lidhur me këtë, BE po përgatitet të zbatojë paketën e gjashtë të sanksioneve kundër Moskës javën e ardhshme.
Masat e reja mund të përmbajnë ndalimin e importit të naftës, edhe nëse po punohet për modalitetet.
Gjithashtu është planifikuar zgjerimi i listës së bankave ruse të përjashtuara nga sistemi Swift.
Sakaq, kjo ‘paketë’ masash pritet që të prezantohet në vijim.
/b.h