Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, i cili sëbashku me kreun e PR, Fatmir Mediu, takuan gjatë kësaj jave kreun e grupit parlamentar socialist Taulant Balla, ka zbuluar në “Radari Informativ” në Abc të gazetares Julio Xhokaxhi se çfarë ndodhi në takim.
Duka tha se pavarësisht se procesi për zgjedhjen e presidentit mund të duket një proces fars, sërish opozita duhet të jetë pjesë pasi me bojkote nuk mund të arrihet asgjë.
Pjesë nga diskutimi:
Xhokaxhi: Ku keni qenë në takim me zotin Balla sëbashku me zotin Mediu, mund të na zbuloni diçka?
Duka: Ato u thanë në konferencë, veçse u shty data e parashikuar në Konferencën e Kryetarëve. Të gjithë deputetët e opozitës duhet të kontribuojnë, duke dhënë një kandidaturë të cilën mund ta mbrojmë, mund të krijojë një farë debati për këtë proces që ne themi është fake.
Ne kemi bërë shumë bojkote, nuk mendojmë se kjo rrugë mund të vazhdojë prapë. Çdo lloj takimi të flasim publikisht me njerëzit. Mbas takimit që ne u treguam institucional arritëm të shtyjmë datën e zgjedhjeve, më vonë do të diskutojmë hap pas hapi nëse është reale apo jo. Rama e filloi procesin me të vetët, natyrisht ato janë propozime të majta, ndërkohë vjen dy ditë pas këtij selektimi që ju 140 vetë nuk do të jetë president.
Xhokaxhi: Çfarë është ky proces?
Duka: Procesi mund të duket fake, por gjithsesi ne kemi fjalën.
Xhokaxhi: Si mund të jenë këto negociata?
Duka: Një këndvështrim mund të jetë se ne po e shesim si opozitë se legjitimojmë Ramën. Këtë punë po e njëjta logjikë ka qenë se ne s’marrim pjesë në ndarjen administrative se kjo ndarje s’do njihet, ai e bëri e njohu, ne bëmë djegien e mandateve dhe thamë s’ka ku shkon, përkundrazi ai si zotëri mbylli mandatin.