Klodiana Spahiu, deputetja e Partisë Socialiste gjatë një lidhje në Skype për “Fax Neës” ka folur për procesin e zgjedhjes së emrit për presidentin e ri të Republikës së Shqipërisë.
Spahiu theksoi se mazhoranca në fund të procesit do të zgjedhë një president që do të jetë një fegrurë mbi palët që do të respektohet nga të gjithë shqiptarët. Spahiu e etiketoi si të turpshme gjestin e dhunshëm që ushtroi Sali Berisha në foltoren e Kuvendit ndaj Alibeajt.
Procesi me 3 emrat, apo zgjedhja e presidentit nga popullit? “Ishte një risi mënyra e zgjedhjes së presidentit në këtë mandat të ri. Unë mendoj se kjo është një mënyrë demokratike duke u mbështetur tek Kushtetuta që ne kemi për zgjedhjen e presidentit. Nëse ne do të kërkonim një president të zgjedhur nga populli, duhet të bëhen ndryshime në kushtetutë, pro mendoj se kjo zgjedhje e re me kandidatura të propozuara si nga forcat politike por edhe nga shoqëria civile por jo vetëm. Tashmë dihet të grupi parlamentar i PS i ka dhënë sugjerimet e veta për kandidatët e ardhshëm për president. Edhe Këshilli i Integrimit do të mblidhet dhe aty janë anëtarë të shoqërisë civile dhe ata do të japin opinionet e tyre. Figura që do të drejtojë vendin do të jetë me e vlerësuar për 5 vitet e ardhshme nga gjithë qytetarët e këtij vendi. Figura e zgjedhur duhet t’i përfaqësojë të gjithë.
Ju i keni propozuar 3 emrat e kërkuara? “Emri që propozova është një ndër emri që mori më shumë vota. Unë dua që të kemi një president që të jetë një figurë e pranuar nga të gjithë, sigurisht që ishte një emër politik. Votova emrin e një zonje. Shpresoj dhe uroj që të jetë një figurë e përshtatshme.
Debati në Kuvend, Berisha-Rama “Dje veprimi i Berishës ndaj njëri prej ministrave që ai ka pasur mu duk një shfaqje e shëmtuar turpshme dhe më kujtoi historitë e vjetra, ndaj duhet t’ia kursejmë qytetarëve shqiptar. Boll i kemi ngopur me skena dhune në parlament.
Balla bëri deklaratë të qartë se ne do të jemi bashkëpunues me të gjithë grupet parlamentare. Kalendari do të përcaktohet shumë shpejt për mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve dhe pa dyshim për raundet. Duhet të gjejmë gjuhën e konsensusit në Parlament. Nuk dua të merrem me opozitën por ne kemi një opozitë që ka hyrë në tunel dhe nuk shikojnë dritë. Ndihem e keqardhur. Sa më e fortë të jetë opozita e një vendi aq më shumë ka zhvillim”, tha Spahiu./m.j