Deputeti i PS Petro Koçi bëri me dije mbrëmjen e djeshme se nuk ka propozuar asnjë emër për tu votuar si president i Republikës.
Koçi tha në RTSH se nuk është detyrim për të propozuar emra, dhe se ky proces sipas tij duket më serioz dhe i qartë në qëllimin e asaj çka pritet të propozohet.
-Zoti Koçi, pse PS po bën këto taktika për zgjedhjen e presidentit?
Koçi: Mendoj se ky është një proces shumë serioz. Propozime nga të gjithë anëtarët e grupit parlamentar. Mund të propozoje tre, dy, një ose asnjë emër.
-Mund ta thoni se kë propozuat ju?
Koçi: Unë nuk propozova asnjë sepse nuk je i detyruar të propozosh patjetër. Është më serioze një propozim i tillë. Është një mënyrë që tregon se cilat kandidatura janë më të mbështetura./m.j