Ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani e ka quajtur të turpshëm vendimin e marrë sot në Gjykatën e Apelit nga Blerina Muça, e cila pranoi ankimimin e Enkelejd Alibeajt, për statutin e Partisë Demokratike, në një kohë që shkalla e parë njohu Komisionin e Rithemelimit si organin drejtues të PD-së.
Manjani thotë se vendimi i marrë sot është një rast unik dhe i paprecedentë, që i hap rrugë çdokujt që të bëjë presion mbi Gjykatën. Manjani thotë se asnjë person që nuk është palë në një sallë gjyqi, nuk mund të bëjë ankimim në lidhje me vendimin.
“Vendimi i gjykatës Tiranë për të legjitimuar një ankim të një personi që nuk është palë në një sallë gjyqi, është TURP juridik!
Rast unik në jurisprudencë dhe precedent i rrezikshëm.
Më vjen keq dhe, përtej respektit që kam për gjyqtaren, por shoh që parimet e gjykimit të rregullt kanë rënë. Ky është vendim i marrë nën presion të jashtëzakonshëm.
Tani mund të legjitimohet çdo pushtetar e diplomat, njësoj si çdo bandit që i bën presion gjykatës dhe mund të mbajë peng të drejtën e kujtdo.
Turp e faqja e zezë!
Them turp sepse fatin e asnjë partie nuk e cakton dot gjykata!
Le ta bëjnë dhëmbin sa Kimi po të duan, por ky është realiteti!
Të fala reformës dhe drejtësisë së pavarur!“,shkruan Manjani në postimin e tij.
Gjykata e Apelit pranoi sot ankimimin e Enkelejd Alibeajt, për vendimin e 25 Marsit, që njohu Komisionin e Rithemelimit si organ drejtues të PD-së. Gjyqtarja Blerina Muça në fund të shqyrtimit të çështjes, mund të vendosë pushimin e saj, ose rikthimin në shkallën e parë me një trup tjetër gjykuese./m.j
Po kur ben si cub ky legeni! Do ti provosh dhembet e SHBA/Kimit o qelbesire! Do ta tregojne vendin o fytyre bythe! Te q**** fabriken qe te ka nxjerre!